Thënie

A është bukuria pengesë në politikë? Deputetja shqiptare: Është stresuese, s’të vlerësojnë për aftësitë që ke

Me profesion është gjinekologe, por prej 10 vitesh është angazhuar në politikë. Është fjala për znj.Meral Uzeiri Ferati, deputete në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, nën siglën e PDSH.

Meral është konsideruar vazhdimisht si një nga deputetet më të bukura në vendin fqinj.

Por, sa komode ndihet kur i bëjnë komplimente? Sot nuk e ka problem, shprehet ajo, por në fillimet e saj në politikë ndihej në siklet.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Klan, Meral Ferati tregoi se në fillesat si deputete, u bë lajm në media për shkak të bukurisë dhe jo për qëndrimet apo deklaratat e saj.

A është bukuria pengesë në politikë?

“Defenitivisht është pengesë. Kur kam bërë disa vite, sigurisht nuk i marr shumë ato komplimentet.

Mirëpo në fillim ishte vështirë. Sepse kur u bëra deputete thjesht në fillim sa e mora mandatin, ende pa thënë një qëndrim si politikane, unë dola lajm si një deputete më e bukur.

Nuk u ndjeva shumë mirë sepse e kam pasur handikap tërë jetën.

Sepse me atë pamjen fizike sikur mundohen të t’i mbulojnë atributet e tjera, kualitetet që ke si grua.

Mirëpo pasi arrin të etablohesh, pastaj ai atribut i bukurisë kur ta thonë se je i bukur, e pranon më ndryshe.

Në politikë njerëzit të votojnë që t’u zgjidhësh hallet atyre, edhe vetë lajmi se Merali është zgjedhur si më e bukur….”, është shprehur deputetja Meral Uzeiri Ferati.