Art plus

Anton Çetta, kujtesë kombëtare dhe historike

Sot përkujtojmë 100 vjetorin e lindjes së “Antonit të Pleqnive”. Ai lindi me 3 janar 1920. Anton Lazër Çeta njihet si veprimtar, shkencëtar, shkrimtar, kulturolog dhe një figurë e rëndësishme, me kontribute të njohura në Kosovë dhe në Shqipëri. Anton Lazër Çeta ka kontribute të rëndësishme, përsa i përket teksteve shkollore, e në veçanti letërsisë gojore dhe letërsisë për fëmijë. Ai ndoqi pothuajse të njëjtin rrugëtim me At Shtjefën Gjeçovin, duke na lënë studime etnologjike, që i përkasin trashëgimisë sonë shpirtërore ndër shekuj. Anton Çeta sikur edhe At Gjergj Fishta kishte një nuhatje të hollë ndaj folklorit në përgjithësi dhe poezisë gojore në veçanti. Anton Çeta u quajt “Antoni i Pleqnive” ose “Baba i Pajtimit”, pasi gjatë jetës së tij është e njohur puna e tij, si pajtues i gjaqeve në Kosovë, duke u cilësuar dhe vlerësuar si një figurë poliedrike e kulturës shqiptare, personalitet i shquar, duke lënë kështu gjurmën e tij në histori si Antoni i Fanit të Mirditës. Domgjonin e Mirditës, me Xhuxhen e Fanit të Mirditës, e ndan vetëm një lumë në mes tyre, pra aty është edhe vendorigjina e pajtimtarit Anton Çeta. Vendorigjina e këtyre personaliteteve e pikërisht Fani i Mirditës, e njohur edhe nga historia kombëtare si trevë e nisjes së përgatitjes së pavarësisë së Shqipërisë. Që më ngritjen e flamurit të parë pas Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me 26 prill të vitit 1916 në Fan të Mirditës, ku krerët e Veriut u mblodhën nën drejtimin e arbëreshit Terenc Toçi, pikërisht në oborrin e kishës së Shmarkut dhe të formimit të qeverisë së parë në Kimez të Mirditës, një ditë pas ngritjes së flamurit, qeveri e cila i parapriu ngritjes së flamurit të pavarësisë në vitin 1912. Mirdita është vendorigjina jo vetëm e At Gjergj Fishtës, por është vendorigjina edhe e Ndrec Ndue Gjokës, e Liza Vorfit, e Roza Xhuxhes, e Ndue Palucës dhe e Preng Jakovës, por edhe e një zëri të veçantë në historiografinë dhe etnografinë shqiptare e Anton Lazër Çetës. Rovena Vata /GazetaLetrare.com