Aktualitet Letrar

Bashkim Hoxha me librin “Kronikat e Mjegullës” merr Çmimin për romanin më të mirë shqiptar

Çmimi për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2019 i është ndarë autorit Bashkim Hoxha për librin “Kronikat e Mjegullës”.

Hoxha drejtuar të pranishmëve ka thënë se ndihet i nderuar, derisa çmimin “Rexhai Surroi” e ka vlerësuar si më prestigjiozin në Kosovë.

“I emocionuar dhe i nderuar unë vi sot nga një qytet që u plagosë rëndë nga tërmeti, pra nga Durrësi. Dua të falënderoj që sot kur është pothuajse një muaj nga ajo ngjarje unë bëj rrugën për në Prishtinë dhe marr këtë çmim të nderuar. Ky nuk është çmim shtetërorë por është çmimi më prestigjioz që jepet në Kosovë. Unë i falënderoj të gjithëve dhe ndihem i nderuar për çmimin”, ka thënë ai.