Prozë

”Brenda mureve” – Blerina Dobratiqi

Djalli pushtoi vendin… Mua më pushtoi mllefi!

Zjarr,brenda kam zjarr, sytë më qesin flakë, trupi është bë prush, truri është bë hi, jam vullkan i derdhur nëpër pishtarë t’u ndriqoj fëmijëve të mi,të shpërthej nuk guxoj…!

Të shpërthej nuk guxoj, rrezikoj të digjet kasolla e dashurisë! E mbyllur brenda katër mureve – katër mure të huaja ne vendin e huaj,në një shkretëtirë ku nuk i lë të etur udhëtarët u formoj gropa uji nga lotët e derdhur e ata heqin etjen. Sa qejf që bëjnë kërkojnë ende është ujë i veçantë. Madje vijnë me shpejtësi nga largësia të mbushin rezerva. Dikush u shërben jashtë, prijësi i karvanit hyn nuk kemi kohë erdhëm të marrim atë që kërkojmë ne çdo vizitë kërkon me urdhër të prerë.

Uji filloi të rrjedh shuan flakën e syve, ujë i cili pagëzoi djalin me emrin që dëshiroi nana. Nana e shkretë të cilës iu bë helm emri që dëshiroi për fëmijen e saj, helm të cilin e piu edhe në lindjen e fëmijës së parë ku akuzohej pse lindi vajzë….!

Mbeta te uji. Një burim i pashterrshëm i cili buron në kasollën e dashurisë, falë karvanit të kësaj shkretëtire, karvan i formuar nga devet, deve te çorodituna. Kjo kasolle dashurie ta ndalë frymëmarrjen, drita e diellit nuk shihet nga kaktusët që rrethojnë shkretëtiren..! Mbeta te uji. Vajza ime digjet për ujë po pse vallë ky uji im nuk i bën mirë!?-e refuzon, madje kur e sheh fillon të trembet, të qajë, të bërtasë MAM, MAM!-emri i parë që vajza ime belbëzoi, por pse këtë ujë nuk e pi as “LOLI”?! Loli, emri që vajza e thërret vëllanë. Këtë ujë nuk e pi as babai i vajzës madje po e sheh t’u rrjedh e neveritë, e shoqëron kokëdhembja….

Po mbeta te uji. Ujë të cilin devet e çorodituna mundohen ta shfrytëzojnë për të shpërlarë trurin e babait të”Lolit”duke bërë lloj-lloj intrige për ta detyruar ta pijë, kinse i bën mirë. Tërmetet filluan të paralajmërojnë shpërthyerjen e vullkanit, i cili nuk guxon të shpërthejë nga fuqia e ujit tim. “Devet e çorodituna”ulërojnë me maska të ujqëve por gungat nuk u mbulohen dot. Frikësojnë,kërcënojnë fëmijët me ulërima se do të djegin kasollen e dashurisë të ndërtuar nga prindërit. Ah, sa deve të çorodituna e të pamenda,por nuk mshefni dot gungat, fundja po të mendosh në shkretëtirë je as ujku më i egër nuk e përballon temperaturën që mbretëron këtu, por ju deve jeni të krijuara për shkretëtirë ju përballoni maksimumin e temperaturave…! Mbeta te uji. Uji im u flladit u heq etjen, ujë i cili ndalon vullkanin të shpërthejë…

Mbeta te uji. Ujë, i cili buron në kasollen e dashurisë por i dëmshem për shëndetin e fëmijeve dhe babait të tyre, ujë i cili nuk do u bëhet asnjëherë i pijshëm edhe pse tjerëve u pëlqen. Rrëmuja që shkaktuan djajtë, babanë e “Lolit”e vënë në dyshime, e vënë në siklet…”mos qofsha në lëkurën e tij”, të zgjedhësh mes dashurisë dhe…..kujt,kujt?!-pyes dhe unë. Kasollen e dashurisë që ndërtoi, nëse e prish do shkatërroj dy engjëj. Dy engjëj që nuk jetojnë pa nënën, do të shkatërrojë një dashuri, një ardhmëri që djajtë e tij mos të mbajnë mëri….!

Tregim nga Blerina Dobratiqi /GazetaLetrare.com