Vargje ditore

”Ç’mbretëri e harruar” – Alain Bosquet

Këtu lindi qeshja.
Këtu lindi fjala e drurit.
Këtu lindi lëvizja e strallit.
Këtu lindi dyshimi i mineralit,
pastaj rrena që fle në stomak të malit.
Këtu lindi ëndrra e skeletit,
pastaj dashuri e parë e marimangës për qiellin e vejë. Këtu lindi gjakimi i gjërave ndaj gruas dhe i sendeve ndaj burrit.
Këtu vdiq, papritur e kuptuar
dhe tashmë e tejkaluar, raca njerëzore.

Alain Bosquet /GazetaLetrare.com