Prozë

Demiani – Herman Hesse

Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtësisht ai vetë; megjithatë secili synon të bëhet ai, njëri kështu e tjetri ashtu, secili sipas mënyrës së vet. Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gëlbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie. Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, bukurreca. Disa lart janë njerëz e poshtë peshq. Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë dalim nga vrima e njëjtë; mirëpo secili synon qëllimet e tij. Ne mund ta kuptojmë fare mirë njëri-tjetrin, por ama secili flet për veten e vet.

(…)

Herman Hesse