Vargje ditore

”Dhembje” – Per Daniel Amadeus Atterbom

Sigurisht askush në botë nuk e di
përse dhembja ankon
Përveç një burri që me vete e bartë
Natë e ditë ajo e detyron

Jam si një zog në natën e zezë futë
që i vetëm nëpër degë qëndron
Aq lart në qiell, aq larg nga fshati
kur bie döbora që fushën e pastron

Dëgjo si këputet elbi nga drapëri bie
Atëherë gumëshinë gjethi dhe shëndeti
Në zemrën time tani goditje vjeshte vie
Dhe tani le të heshtë si një dru
Por dashuria është një i mjaftueshëm kujtim

Një yll që unë e njihja, i dashur më ishte
Nuk mund të shuhet ajo në shpirtin tim
Se e kotë është pritja kujtimi ngushëllim
Por dashuria është i mjaftueshëm kujtim.

Per Daniel Amadeus Atterbom

Përktheu: Qerim Raqi /GazetaLetrare.com