KritikëLibër i riProzë

“Diku ku dielli nuk perëndon”, roman nga Enxhi Drapi

Frumëzues dhe motivues. Është një roman me karakter psikologjiko social, në qendër të së cilit është femra. Tepër aktual dhe në brendësinë e tij mbart të vërteta të realitetit të ditëve të sotme, duke filluar nga marrdhënia prind-fëmijë, dashuria, sëmundjet e ndryshme po ashtu edhe punët e jashtligjshme që persona të ndryshëm kryejnë për arsyet e tyre personale. Një roman i cili godet në mentalitet, në segmentin e shkurtër të largpamjes që kanë shumica e individëve. Autorja ka për qëllim të zgjojë syrin magjik të POZITIVITETIT tek çdo person, sepse të gjithë ne e kemi një të tillë. Autorja dëshiron përmes këtij romani të godasë paragjykimin.

Ndër faqe lexuesit do përballen me shumë histori dështimi dhe fitoreje, sepse të dyja janë të ldhura ngushtë me njëra tjetrën.

“Mos u shqetëso ! Unë jam Helen, vajza e Moisit dhe Maria Isabelës, dy njerëzve të përzgjedhur nga Zoti. Sepse Zoti sprovon ata që do më shumë. Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. “Të dëshirosh“ diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro ! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo! Por ti mundesh!

Qëndroj këtu në këtë dhomë të mbyllur e shoh veten. Shoh sesi jam kështu e pajetë por jam këtu për t’i dhënë vetes jetë, sepse unë mundem. Nuk e dija të fshehtën më të madhe të jetës sime. E mësova ndërkohë që nuk mundem të reagoj, e mua nuk me dëgjon e sheh dot syri i njeriut. Vërdallosem në këtë dhomë plot me ujë të kripur oqeani e dashuri. Dhoma nuk është aq e shëmtuar sa mund ta mendoni. Është katrore e rregullt dhe muret janë lyer me ngjyrë kremi dhe muri përballë meje është e lyer në ngjyrë qielli dhe e pikturuar me shumë guaska, korale e peshq që përqafohen. Në krahun tim të majtë është një dritare tepër e madhe nga ku hyn drita e diellit. Arrij të dëgjoj e ndjej gjithçka. Mois, babai im. Shumë e çuditshme, por e vërtetë. Përse ma mohuan këtë fakt kaq të rëndësishëm? Unë e kam ëndërruar gjithmonë një baba si ai. Tani e kam. Më nevojitet vetëm pak kohë sa të zgjohem. E tmerrshme! Dashuria ime është vëllai im ! Këtë për pak po e harroja. Si do reagojë ai kur ta marrë vesh? Në fakt nuk dua t’ia di. Vërtetë vëllai im por ne nuk u njohëm si vëlla e motër. Ndjej se do shërohem shpejt. Më ka marrë shumë malli për mamin , motrën dhe vëllain. Janë larg meje por brenda meje. Janë këtu me mua . Arrij t’i dëgjoj të qarat e tyre , lutjet dhe atë çka urojnë me shpirt. Sikur të mund ta dinin që jam mirë! Babi! Jam unë Helen . Më dëgjon? E çuditshme. Je duke më parë në sy dhe nuk e kupton. Po bëj një xhiro nëpër spital tani. Dera e dhomës nuk qenka e vështirë për t’u hapur. Prisni pak. Unë kalova përmes saj pa u dashur ta hap. Sa interesante. Përse nuk e kam bërë dot më parë? Korridoret këtu qenkan të gjata e të gjëra. Dyshemeja është e tëra e bardhë dhe shkëlqen si në ndonjë hotel luksoz. Dyert e dhomave janë të gjitha të bardha më dorezë gri. Në mes të tyre varet një “kod hyrjeje”. Shkruhet “Buzëqesh më pas hyr”. Shumë e çuditshme për një spital. Mendova se nuk kishte kate sipër të dytit por qenkam gabuar. Spitali është katër katësh dhe paska gjithçka këtu brenda. Sa shumë staf! Doktorët dhe infermierët janë shumë të afërt me çdo pacient këtu. Janë të qeshur dhe i përshtaten moshës së kujtdo. Sapo kalova në derën e një dhome dhe po shoh një djalë. Quhet Amos dhe është infermier . Po luan me letra me një burrë në moshë. Kudo paska lëvizje. Vetëm unë qenkam në gjumë.”

Nga data 20 gusht në çdo librari./ GazetaLetrare.com