Prozë

E përhumbur

S’di unë më shkru poezi se me dëshirë do ta shkruaja një për ty. Për faktin se as dashurinë nuk dij ta përshkruaj aq mirë sa e meriton ti, prandaj kot më tregon se sa e dashuruar je. Kot më thua që po të ishe ti unë do të dije ta përshkruaje lehtë këtë gjë. Nuk është ashtu si mendon ti. Së pari nuk jam unë ajo që po e ndiej dashurinë, tani në këtë cast, këto ditë, këta muaj, moti se kam ndier. Je ti dhe për këtë të lutëm hajde tani dalim pak nga abstraktja te konkretja. Kush është ai, çfarë të pëlqen apo vetëm të është fikësuar në kokë pse është i pashëm. I mençur thua ti. Fiksimi është këtu thua por e ke zor të ma tregosh sepse janë gjëra që s’mund të tregohen.
Po i kërcëllitë dhëmbët, i shtrengon sikur kur kjo është e vetmja herë që ka ndodhur dhe se pate hiç zor të më kapje për krahu, duke ju rënë me këmbë gjetheve. Shkojmë nga kafja jonë më the. Të ka rënë një çehre vdekjeje dhe përsërit pa nda- kësaj here është ndryshe.
Më vijnë të shtrënguara zemre dhe shikoj në sfond fëmijë që luajnë, qajnë e qeshin. Bota po merr tjera dimensione dhe kamarieri po e përsëritë, çfarë do të pish?. Ti më kape për mënge, nuk po të ndodhë ty më the. Për kthjellim më duheshin të tjera trandje, jo një fjali e vetme. Një ujë i thashë atij që po më rrinte te koka.
Pasi s’po të arrija ndryshe e afrova kokën në anën tënde dhe pa të keq më shtrëngove- me ka mundur kesaj radhe. Era e kafes tënde ma ngacmoi hundën dhe të kërkova më shumë sqarime. Më ka mundur, prandaj po të them kësaj here është ndryshe. Seç kemi diçka të ngjashme dhe shpesh me shaka i them, duhet të jetojmë bashkë.
Më sill një kafe,i thashë kamarierit që ishte përhumbur mbase nga puna e tepërt., nga hallet e ditës, se kishte marrë rrogën ose edhe ai kishte diku një të dashur. Kur i tregova çfarë mendova për të ajo qeshi si e marrë- vetëm si e imja s’është. Hajde tani i thashë se nuk je e vetmja ti.
Ka tension shume tension mes nesh, ai se ka as idenë më të vogël ku më ka futur, do të çmendem, është në epërsi dhe e di fare mirë këtë.
Pse e mendon kështu?-i thashë
Sepse se kisha besuar por dje kur po rrinim bashkë në apartamentin e tij, nga lëvizjet e trupit, nga mënyra si qeshte, gati më thoshte ta kam hedhur kësaj here. Së pari më tregoi që kishte vite që ai e kishte ndier epërsinë time, në formë dhe mënyrë të krisur, diku thellë në mendimet e tija unë isha e çmendura, gruaja që ai do të jipte gjithçka ta kishte afër. Tani që më ka më duket se ia futa pak vetës dhe ai e krijoi epërsinë.
Lëre fare nuk është ashtu, i thashë për ta qetësuar edhe pse e dija që në tërë këtë ka shumë të vërteta, jo vetëm një të vërtetë të vetme. Çfarë do të bësh tash?, i thashë jo pse më interesonte fort po për ta tërhequr pak vëmendjen dhe për ta shpëtuar nga të dridhurat e trupit e të duarve sidomos.

Besa Kalaja /GazetaLetrare.com