Vargje ditore

”Ecje mbi gjethe” – Sadik Krasniqi

Që ata mos të zgjohen
pritën të më zënë në udhë
e të më pyesin me gjuhë dheu
ku shkon ti në këtë muzg
pranë amshimit tonë të zi

hapat e mi heshten nga gjethet e rëna
që kanë lotuar shi vere
si sytë e blertë e sytë e zi

unë kaloj pa vërejtur asgjë
veç këta gurë të mistershëm
dhe një ylli që bie përndritshëm
diku ne një galaksi.

Sadik Krasniqi/GazetaLetrare.com