Aktualitet Letrar

Ëndrra amerikane e Roland Gjozës, fituesi i çmimit kombëtar në letërsi

Në janar të këtij viti ai fitoi një ndër Çmimet Kombëtare të Letërsisë me librin me tregime “Për shkak të vajzave nga Parisi”. Karriera e tij ka qenë e gjerë ne botën letërsisë.

Në një intervistë për Top Channel ai ka rrëfyer për fillimet e tij në letërsi si dhe periudhën e vështirë të emigrimit:

“Tirana ka patur një pallat pionerësh. Ne ishim të gjithë të varfër. Ai pallat pionerësh kishte shumë degë. Unë hyra tek porta e madhe dhe në fillim fare ishte letërsia. Unë shkruajta:

“Erdhi pranvera, poshtë në blunë e detit celën lule, kurse lart nëpër fusha lulëzonin peshq”.

U dhanë çmime, ishin libra aty, stilolapsa. Më thanë; çfarë do zgjedhësh? Thashë këtë të Qamil Buxhelit. Jo më thanë, do marrësh Migjenin. Që aty filloi aventura ime me Migjenin.

Jeta e tij mori një kthesë të papriturë kur u detyrua të emigroi në Shtet e Bashkuara të Amerikës.

“Amerika më pëlqen shumë. Vitet e para i kisha aq të vështira sikur isha në një ting boksi. Haja grushte nga të dy krahët. Prisja “knockout”- in, por nuk rashë. Atje kam shkruar gati treçerekun e krijimtarisë sime”.

Së fundmi ai rrefeu se periudhes së pandemisë ka përkthyer gati një libër me 500 faqe me poezi amerikane. TCH