Vargje ditore

”Ëndrrat t’i trazoj” – Ajne Ibërhysaj

Më pëlqen ta përqafoj thellësinë e shpirtit
T’i trazoj ëndrrat e vetmin tuaj

Kam dëshirë më shumë se dëshirë
Të të përqafoj
Derisa mungesën time të mos e ndiesh
E harrimi mos të ketë vend
Më pëlqen heshtjen e përqafimit tuaj ta përqafoj
Kur të jam larg teje
Në çdo vegim dite
Me drithërima te të zgjoj
Më pëlqen të të përqafoj
E ritmin e mëkatit ta përjetosh
Deri sa të dalin fluturat nga ashti
Më pëlqen te të përqafoj
Derisa flaka e përqafimit tim
T’i kallë krahët me shtegtuar…

Ajne Ibërhysaj /GazetaLetrare.com