Art plus

Esmeralda Hakaj:Forca e femrave!

Shoqȅria e sotme ȅshtȅ patriarkale e ndryshuar pasi mȅ parȅ ka qȅnȅ matriarkale. Pra sot, pushteti ȅshtȅ nȅ dorȅ tȅ botȅs mashkullore.

Shtetet e zhvilluara kanȅ bȅrȅ ndryshime rrȅnjȅsore, por edhe sot mbetet njȅ temȅ e nxehtȅ dhe me shumȅ polemika.

Sigurisht, qȅ unȅ qȅndroj me idenȅ se duam tȅ drejta tȅ barabarta, por sa e lehtȅ ȅshtȅ ta arrish kȅtȅ?

Ndryshimi fillon qȅ nȅ lindje, ku familja gȅzon mȅ shumȅ kur lind djem. Ndryshon nȅ punȅ, ku rroga pȅr tȅ njȅjtin vend pune ȅshtȅ mȅ e madhe pȅr meshkujt. Problem ky edhe ne vendet e zhvilluara si pȅrshembull Suedia ku femrat marrin gati 80 pȅrqind tȅ rrogȅs sȅ njȅ mashkulli.

Ndryshimi qȅndron nȅ diferencimin e lojȅrave qȅ nȅ fȅmijȅri ku rrisim femra me mentalitet qȅ kurr nuk mund tȅ bȅj sa njȅ mashkull. E njȅ mashkull mund tȅ bȅjȅ shumȅ mȅ shumȅ vetȅm se biologjikisht ȅshtȅ mashkull. Por, njȅ femȅr ȅshtȅ e aftȅ tȅ dhuroj jetȅ, mban barrȅn mȅ tȅ madhe nȅ njȅ familje dhe jashtȅ saj, ka rolin kyc pȅr rritjen e familjes dhe nuk ȅshtȅ e zonja tȅ drejtojȅ njȅ shtet apo njȅ organizatȅ?Ju mendoni se nuk ȅshtȅ e zonja tȅ shkrep njȅ armȅ? Tȅ vrasi dhe ajo si po i vrisni dhe po i dhunoni Ju? Ju mendoni se ju mundeni mȅ shumȅ? Por pse ju keni fituar mȅ shumȅ ka njȅ shpjegim.

Nȅ bazȅ shkencore meshkujt kanȅ tendencȅn tȅ tȅrheqin njȅri – tjetrin nȅ karrierȅ, kurse femrat kanȅ tendencȅn tȅ tȅrheqin po meshkujt dhe jo njȅ femȅr.

Duket sikur meshkujt kanȅ njȅ “mindset” tȅ tillȅ qȅ bȅn qȅ tȅ vazhdojnȅ traditȅn patriarkale. Ja pse ne sot, si gra, si motra, si bashkȅshorte, si nȅna tȅ luftojmȅ pȅr tȅ drejtat tona dhe tȅ vajzave qȅ do bȅjmȅ. Pȅr njȅ jetȅ mȅ tȅ mirȅ dhe mȅ tȅ zhvilluar. Mos iu besoni brishtȅsisȅ sȅ lȅkurȅs sȅ femrave, as ndjeshmȅrisȅ shpirtȅrore. Pikȅrisht pȅr ato arsye ajo mund te bȅjȅ shumȅ mȅ shumȅ se njȅ mashkull dhe nȅ nivel mikro dhe makro. Kȅtȅ nuk duhet ta presim tȅ na vijȅ pasi tȅ drejtat nuk jepen.

Tȅ drejtat fitohen prandaj i ftoj tȅ gjitha femrat tȅ vȅnȅ theksin nȅ kȅto debate dhe tȅ kȅrkojnȅ nisjen e ndryshimeve mȅ tȅ dukshme.

Doni tȅ ndryshoni botȅn dhe tȅ jetoni nȅ njȅ botȅ mȅ tȅ mirȅ? Jepjani drejtimin njȅ femre!