Vargje ditore

”Flas me shiun” – Hilmi Gashi

Nëse ndonjëherë takohemi, ne të dy
Mos thuaj gjë, vec thellë shikom në sy
Duart hapi dhe bërtis fort, oh sa çudi
Bota të solli ty në krahët e mi, përsëri.

Oh…, qyteti im i mbuluar i tëri në shi
Fol me mua, a nuk e sheh sa çudi
Unë botën e mbërtheva në duar, përsëri
Dhe jemi bashkë si dikur ne të dy, o shi.

Hilmi Gashi /GazetaLetrare.com