Art plus

Gazeta e Dibrës shpall Agron Tufën për personalitet të vitit

Ndjekesit dhe lexuesit e Dibraexpress kane zgjedhur shkrimtarin Agron Tufa si Personaliteti i vitit 2019. Shkrimtari me shume vleresime nga botues dhe lexues si brenda trojeve Shqipfolese dhe jashte trojeve tona, ku ka marre shume cmime per veprat e tija latrare. Padyshim Agron Tufa eshte vleresuar nga penat me te mira te letersise pas 1990. Vleresim si pena me e mire eshte bere nga shkrimtari yne i famshem Ismail Kadare. Vitet e fundit si Drejtues i Institutit te Studimeve te Krimeve te Komunizmit, Agroni ishte ne qender te akuzave per krime cnjerezore si gjate luftes Clirimtare me vrasje pa gjygj, djegie, dhe tituj heronj te pa merituar, ashtu edhe me krimet komuniste te internimeve, kampeve, luftes se klasave, torturave, gjygjeve te iskenuara e shume krime te tjera. Keto kauza e vendosen Agronin perballe figurave, politikaneve dhe institucioneve qeveritare qe kane lidhje personale dhe familjare me sistemin komunist, ish Sigurimin e Shtetit dhe diktaturen komuniste. Ne menyre te organizuar u ndermor nje fushate presioni dhe kercenimi ndaj Tufes dhe familjes se tij, e cila e detyroi Agron Tufen dhe familjen te kerkojne Azil politik ne Zvicer ne fundin e Nentorit 2019. Personalitete intelektuale, shoqata me orientim antikomunist, media dhe grupe shoqerore u solidarizuan me veprimin dhe kauzen e Agron Tufes. Djali i Dibres, Agron Tufa eshte lindur ne Sohodoll te krahines se Kastriotit. Falenderojme te gjithe lexuesit qe dhane opinionin e tyre per personalitetin e vitit, dhe urojme Agron Tufen per nje vit te mbushur me krijimtari dhe suksese ne kauzen e tij.