Vargje ditore

”Gratë” – Poezi ngs Janis Ricos

Janë shumë të largëta gratë.
Çarçafët u kundërmojnë natën e mirë.
Vendosin bukën mbi tryezë, që të mos ua ndiejmë mungesën.
Atëherë e kuptojmë se faji ishte yni.
Ngrihemi nga tryeza dhe themi:
“U lodhe shumë sot” apo “rri, do ta ndez unë llambën”.

Kur ndezim shkrepësen, ajo kthehet ngadalë
dhe niset me një vendosmëri të pashpjegueshme drejt kuzhinës. Shpinën
e ka një sukë të hidhur ngarkuar plot me të vdekur-
me të vdekurit e familjes, të vdekurit e saj dhe të tutë.

Ia dëgjon hapat tek kërcasin dhogave të vjetra,
dëgjon pjatat tek vajtojnë në raft
dhe pastaj dëgjohet
treni që merr ushtarët ne front.

Janis Ricos
Përktheu: Romeo Çollaku

/GazetaLetrare.com