Përditë marr letra kohe dhe i gris,
gjoba mendimesh paguaj
me fajde, përlotje, klering.
Përditë koha thith kuptim
dhe pi e dehet heIm
me shpirtin tim.

Përditë kujdesem që mos ta humb,
si gur mbi shpinë e mbaj
dhe nuk tregohem mosmirënjohës.
Përditë vendosem si gur-kurban
mbi varrin e ftohtë të kohës.

Alfons Zeneli /GazetaLetrare.com