Prozë

”Koha zero” – Ndriçim Ademaj

Të gjitha rrugët të çojnë në *** të s’ëmës. Unë vetëm bëra sikur e zgjodha timen…
Jeta është një nevojtore ku, ndonjëherë, futen edhe do flutura të bukura. E bash këto të marrin në qafë.
E kjo është një histori e mërzitshme. Ndoshta po aq e mërzitshme sa të gjitha gjërat që po më sillen nëpër kokë në këtë dhomë të zbrazët spitali. Bile kur e kujtoj, nuk jam shumë i sigurt nëse ka ndodhur tamam kështu. Njerëzit fillojnë t’i ngatërrojnë ngjarjet me kalimin e viteve, ndonjëherë e bëjnë me qëllim. Pastaj fillojnë t’i marrin shumë seriozisht historitë e veta të shfytyruara me kohën.
Në rastin më të mirë, mund të vdesësh i ri, si Tali. E nuk ka gjë më të trishtë se kur vdesin heronjtë. Sidomos ata të fëmijërisë. Por ndoshta kjo është mënyra e vetme që të mbesin të tillë.
Kjo ishte mënyra e vetme për ta vazhduar edhe atë copë rruge që më kishte mbetur. Me pak heronj dhe pa shumë bujë…

Fragment shkëputur nga romani “Pa heronj, pa bujë”
Ndriçim ADEMAJ /GazetaLetrare.com