Vargje ditore

”Kur dashurohet…” – Violeta Kadriu

Mezi prisje të binte nata,
të perëndonte dielli, të binte terri,
nuk të ndalte shiu, shtrëngata,
të vije tek unë, me krah skifteri.

Mezi prisja të agonte,
me rrezet e arta dita të qelte,
në ato vende, ku më prisje ti,
këmba ime me vrap të shkelte.

Mezi prisnim dimri të ngrinte,
e të vallëzonim nën fjolla bore,
e lusnim borën, sa të mund të binte
e ne , si dy fëmijë, të zënë përdore.

Nuk mërziteshim kur shkonte dimri,
pranvera, vera, na gjente n’ zabele,
në cdo lis e pemë, duke lënë emrat
e me lule, njëri/ tjetrit tuj i thurë kordele.

Por, më e bukura vinte vjeshta
e parkun mbulonin gjethet verdhake,
i lusnim shtegëtarët , me ne t’ qëndronin,
e i puthitnim buzët tona njomështake.

Ramë në ujdi me cdo ditë jave,
ramë në ujdi me cdo muaj e stinë,
të gjitha i dhamë, cfarë pata, cfarë pate,
e të gjitha i bëmë për dashurinë!…

Violeta Kadriu/GazetaLetrare.com