Prozë

”Lutje për Prishtinën” nga këndi im – Lorina Arifi

Kisha për detyre të lexoja librin “Lutje për Prishtinën” me të vërtetë ishte një ditar, mund të them që ishte një kryevepër i cili tregonte për luftën e fundit në Kosovë. Menjëherë pasi më dha detyrën profesori, hyra ne internet dhe hulumtova pak për të pasi titulli I librit disi me dukej interesant. Ishte i gjatë, por për këtë nuk brengosësha pasi çdo dite lexoja pjesë-pjesë, çdoherë e lexoja me ëndje pasi mësoja shumëçka të re e me shumë pëlqyeshmëri. Hyja gjithmonë në dhomë, mbyllja derën e hapja dritaren dhe me dritën e hënës e lexoja. Ishte bërë një kohë goxha e gjatë qe isha duke lexuar dhe erdha deri tek fundi. Si zakonisht mbylla derën dhe me krejt forcën që kisha u ula, interesimi im se si po përfundonte libri ishte I lartë.

Po lexoja faqet e fundit të librit, ku po dëgjohej zëri i lajmeve që po dëgjonte babi im, lajme nga politika sigurisht, unë vazhdoja të lexoja, pas një ore pashë se erdha në fund. Faqet e fundit disi më ngushëlluan pak, ishin faqet kur Kosova u çlirua, e edhe njerëzit në të po ecnin të lirë, disi në fytyrën time po shihej një lloj buzëqeshje pak e formuar. Në libër po flitej për lloj-lloj tortura e gjëra të tilla, ju betohem se nuk ishte e lehte të lexoja thotë M.A. Kur lexoja fytyra më rrudhej e trupi me dridhej nga pak, më shkonte mendja gjithandej, dorën në zemër njerëz jemi, s’jemi të gurit, jemi nga mishi e gjaku. Në dhomë ishte një fotografi, e mora, dora po me dridhej, për një moment mu kujtua një masakër dhe më ra fotografia në tokë. Mora guximin t’i mbledh copat e fotografisë së thyer. Hapa derën furishëm, dola nga dhoma ngadalë, pashë familjen të gjithë të ulur e me sy nga televizori, u ula ngadalë në një qosh, e fillova të mendoj. Po çfarë nëse do të isha edhe unë me familjen në luftën e fundit, çka nëse do t’ju ndodhte diçka atëherë? Pashë në fytyrën time ca lot disi të ngrohtë që ma mbuluan, isha e rraskapitur por mora mundin të fshija me dorë lotët, që veçse tani kishin mbuluar fytyrën time. U çova mora një gotë ujë dhe u ula sërish në vendin e njëjtë, diçka gazmore tregonte babi, të gjithë qeshnin, disi si të them, me shpirt u gëzova. Duke qëndruar aty më kishte zënë gjumi, isha duke parë ëndrra të tmerrshme, të rënda për mua, më dukej sikur isha më të vërtetë në ngjarje, po trajtoheshin ngjarje me frikë.

Nuk e di as vet si me doli gjumi, isha bërë qull nga të nxehtit, mora frymë thellë e rashë përsëri në gjumë, mendoja se gjumi do të më largonte këto ndjenja si të them, kisha kurajë e shpresë, u shtriva në shtrat, mora arushën lodër e po e shtrëngoja me sa fuqi kisha, më kishte zënë gjumi thotë M.A. Ishte natë e ishte një fushë e blertë, aty po kullotnin disa dele e dhi, e gjithë familja ime ishte aty, e siç po dukej ishin edhe paramilitarët serb, të cilët filluan të na torturonin e në fund na vranë.

Bërtita aq sa shumë kisha fuqi e u zgjova e shkova tek mami, e mora në përqafim për disa sekonda, në mendje kisha ende ëndrrat e momentet e tmerrshme. Dola ngadalë me mamin në dhomën tjetër. I shpjegoja me lot në sy situatën në të cilën gjendësha. Më përqafoi e me tha, je ende e re  për të kuptuar këtë, do ta kuptosh kur t’i vjen koha dhe është thjesht një libër, dhe për t’më qetësuar më tha se nuk është gjithçka e vërtetë çka shkruhej nëpër libra, e dija se e ka vetëm për të më qetësuar, mirëpo kur tha do ta kuptosh në vazhdim me mbeti në kokë, nuk e di pse. Pas ca kohe isha e shtrirë në shtrat e u zgjova, ngadalë largova perdet e hapa dritaren dhe u shtriva sërish, nga dritarja po hynte fllad, një fllad i lehtë, po dëgjoheshin edhe disa të lehura të qenve, ishte bërë vonë e nga dhoma po shihej hëna e disa yje të vegjël që po shndëriteshin, mendoja për fjalët e mamit.

Kam dëgjuar disa histori se nuk duhej shprehur një dëshirë një yllit, por e largova këtë nga mendja dhe u luta, u luta që të çlirohesha, isha ne ankth se ç’më kishte bërë ky libër nuk arrija të besoja. Më dukej se nata do të bëhej ditë, gjumi nuk më zinte më, fillova të analizoja fjalët e mamit, po mendoja me veten edhe nëse do të ishte luftë, prapë se prapë nuk do të kisha çfarë të bëja, jemi të rinj e në jetë do të kemi lloj-lloj sfida, sfidë e jetës edhe lufta ndër to. Po lind dielli unë ende zgjuar, mora guxim t’i them vetes që në jetë do të ketë shumë peripeci, asnjëherë nuk e di se çfarë do të ndodh sot apo nesër, me rëndësi të gjitha kalojnë.

M’u kujtua fraza, çdo e mirë ka një të keqe, e çdo e keqe një të mirë. Tek e fundit bota rrotullohet, sa e mira e e keqja do të vjen, të panumërta. Mora guximin dhe u zgjova,dola ne sallon, të gjithë po flinin, unë as edhe një pikë gjumë në sy nuk kisha, se çfarë po ndodhte nuk e di, jam futur ne botën e librit, siç dukej ky libër më kishte bërë për vete, këtë e them me plot vendosmëri, këtë do t’ia thoja edhe vetë autorit të librit. Mora telekomandën e ndeza televizionin, pashë një dokumentar për luftën e fundit, mbylla televizorin me shpejtësi marramendëse, nuk dija çfarë të bëja a ta shikoja apo mos ta shikoja. Kisha një dëshirë të brendshme të papërshkrushme për ta shikuar.

Ndeza televizionin për herë te dytë, mora një batanije e ula para televizorit, mendoja se po te më shikonte ndokush do të thoshte se qenka punë jetë a vdekje. Buzëqesha pak me veten time, ah more libër çfarë më bëre, thash me vete kam lexuar edhe plot libra të tjerë po si me këtë  libër nuk me kishte ndodhur asnjëherë tha M.A. Dokumentari po shfaqej po tregonte krejt ajo se çfarë kam lexuar, me plot ëndje po e shikoja por jo me indinjatën sikurse e kam lexuar librin. A thua pse? Përgjigjen e kisha të gatshme në kokën time, tashmë unë e dija fundin, një fund i lumtur. Vazhdova ta shikoja,por nga fundi dokumentari nuk ndërroi as kah as temë,por po bëhej me interesant, po shfaqej Besarta e mbijetuar e masakrës së Prekazit. Po tregonte për vdekjen e të gjithë familjes së saj për vendet për ngjarjet. Po tregonte vendin se ku ishte fshehur se si kishte mbijetuar e plot e plot gjera e ngjarje tejet interesante. E shikoja me shumë kuriozitet thotë M.A.

Dikur edhe dokumentarit i erdhi fundi,ndala televizionin e shkova sërish ne dhomë u ula e mendova me veten time,se qfarë kan përjetuar njerëzit, disi isha e lumtur me veten time se çfarë kam mësuar me tl vërtetë, isha e gëzuar që mësova diçka nga historia për luftën e Kosovës thotë M.A. U shtrina sërish, pashë nga një cep i dritares se dielli po lindte, dëgjova edhe zëra te gjelave, buzëqesha e thashë është koha e tyre, vendosa kokën në jastëk, disi ndiehesha e çliruar, mbylla sytë…

Lorina Arifi/GazetaLetrare.com