Vargje ditore

”Matan’ festave asht jeta, bir” – Erina Çoku

Sa pa ardh festat që rrugës janë nis’, bir,
du me t’than se atyne,
si engjull i bardh ti u ke pri.

Matan’ festave asht jeta, bir,
e matan’ jetës asht krijesa e paprekun
n’formën e vet t’parë, si kurr s’e njoftëm.

Kur lindim msojm për vdekjen, bir,
e kur vdesim mahena fort mas gjithçkaje lindëm,
tu na marr’ malli për çka na lindi.

Sa pa ardh festat, du t’dish bir,
se un jam dheu, uji, ajri yt i par’
e pse ti m’krijove aq t’plot
un asnjiher hyjnis tane s’munem m’u matë.

Rashë n’nji hon t’thell me t’sjell n’kët bot’ bir,
po ti u barabite me drit e hyne n’ninzën time,
si agu i heshtun n’ rruzull.

Msova m’u ngjall, bir,
se i strukun n’gjirin tim
ti me përjetsin e hinit m’ke mku.

Mba mend, bir,
se edhe kur t’kem ik’ e t’jem ba grimc’
prapë jeta ime mbrujtë prej teje,
t’gjitha i mrrin.

Mos u tremb, sa herë bie trupi im, bir,
se edhe kur lshohem ajër, ujë e dhe,
n’fuqi t’shpirtit frymën e baj nyjë.

Lindim për të vdekur, bir
po në ktë udhë të gjatë,
veç jetën kemi zgrip, bir.

Erina Çoku

P.S. Titulluar nga redaksia/GazetaLetrare.com