Prozë

…mbante rroba dhe ishte një njeri, por në të vërtetë ishte një ujk stepe.

Ujku i Stepës

Na ishte njëherë njëri me emrin Hari, i quajtur Ujk i Stepës. Ai ecte në dy këmbë, mbante rroba dhe ishte një njeri, por në të vërtetë ishte një ujk stepe. Ai kishte mësuar shumë nga ajo, që mund të mësojnë njerëzit me mendje të shëndoshë dhe ishte një njeri mjaft i mençur. Por, çfarë nuk kishte mësuar ishte kjo: të ishte i kënaqur me veten dhe me jetën e tij. Këtë s’mundej dot, ai ishte një njeri i pakënaqur. Kjo kishte të ngjarë të vinte nga ajo, që ai thellë në shpirt e dinte kurdoherë (ose, të paktën, besonte se e dinte), se ai në të vërtetë s’ishte një njeri, por një ujk stepe. Ka të ngjarë që njerëzit e mençur të grinden, nëse ai të ishte me të vërtetë një ujk, apo nëse, njëherë ndoshta që nga lindja e tij, të ishte magjepsur nga një njeri në ujk, ose të kishte lindur si njeri, por me shpirtin e një ujku stepe dhe i sëmurë po nga kjo, apo nëse vetë besimi, që ai në të vërtetë ishte një ujk stepe, të ishte vetëm një fantazi, apo një sëmundje e tij.

”Ujku i Stepës”

Herman Hesse