Prozë

”Misioni i papërfunduar” – Flora Halimi

Çdo mbrëmje vishem me terrin e natës, mbuluar me yjet që rrëshqasin spontanisht mbi petkun e hijezuar. Një njollë e mërrolur tenton të ma shprish këtë petk, por jo. Po e mbaj. Njësoj sikur toka njerëzit!

Unë u zgjidha nga litarët e zjarrtë që përthithin hatashëm idiotizëm. Janë të ngjizur në trupin tim, por nuk depërtojnë në mpirjen e gjakut tim.

E tash nisem në rrugët e zvarritura prej fundit të errët. Një cikël stagnimesh më sollën këtu, por ti je i paaftë të ma seleksionosh turbullirën e shpirtit, mbase të artit pamor po.

Në hierarkinë tënde të lashtë asgjë s’paska ndryshuar. Veçse megalomania verbërisht të paska deh në tunelin e gjatë të manipulimeve tua.

Flora Halimi /GazetaLetrare.com