Aktualitet LetrarArt plusNobelistët

Ndërron jetë frymëzuesja e Gabriel Garcia Marquez

Ishte ministrja e kulturës meksikane, Alejandra Frausto e cila njoftoi vdekjen në Meksiko City në moshën 87 vjeçare të Mercedes Barcha, gruaja e shkrimtarit kolumbian Gabriel Garcia Marquez.

Ajo vdiq për shkak të problemeve me frymarrjen tha ndër të tjera Frausto.

Mercedes dhe Garcia Marquez ishin takuar kur ishin fëmijë gjatë një mbrëmje vallëzimi në Sucre, Kolumbi: ai ishte 13 dhe ajo 9 vjeç.

Para se të shkonte në Evropë në vitin 1955 Gabo i kishte premtuar Mercedez të martohej me të dhe kështu bëri në vitin 1958.

Çifti kishte dy fëmijë Gonzalo dhe Rodrigo dhe ishin së bashku deri në vdekje të shkrimtarit në 2014 në Mexico City.

Sipas biografëve të Gabos, Mercedez ishte mbështetsja kryesor në karrierën e burrit të saj, veçanërisht në tetëmbëdhjetë muaj që u deshen për të përfunduar kryeveprën e tij ‘Njëqind vjet vetmi’.

‘Ishte dashuria e jetës së tij që nga fëmijëria’ shkruante Gustavo Tatis Guerra biograf i Gabos për gazetën kolumbiane El Universal,duke nënvizuar se dhe në momentet më të vështira ekonomike për çiftin, Mercedes asnjëherë nuk vuri në dyshim talentin letrar të burrit të saj.

Merceds do të varroset në Claustro de La Mercede në Kartagjenë, Kolumbi ku pushon dhe hiri i bashkëshortit të saj.