Art plus

“Nuk mund të fillonte më mirë ky vit” – Macron nderin me titullin e lartë Ismail Kadarenë

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Lajmi bëhet me dije nga deputetja Mirela Kumbaro.

 

“Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shkruan Kumbaro.