Vargje ditore

”Mungesa e lirisë” – Poezi nga Abdullah Konushevci

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth
Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë
Si fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë.

Abdullah Konushevci /GazetaLetrare.com