Vargje ditore

”Po mësoj…” – Entela Hidri

Po mësoj…
Se si pikëzën e vesës ta pres para agut
Të pres rrezet në një grush
Pastaj të laj me të, fytyrën e mendimeve të mia
Po mësoj se si
Të pyes si je, duke pritur përgjigjen e duhur
Të jem dora mbi sup ashtu siç duhet e jo si dua unë
Të jem aty ku zëri i heshtur më thërret
Kam nisur të mësoj
Se sa peshon prezenca ime ndër njerëz
E të gëzoj që mungesa ime e ka hijen e gjatë
Po mësoj të më rëndojë loti po aq sa buzëqeshja
Sa shumë për të mësuar pasur paskam!

Entela Hidri/GazetaLetrare.com