Vargje ditore

”Ritmi i lumturisë” – Anxhela Kurti

E pashë nga larg teksa lëvizte në çdo cep të dhomës.
Ecte aq bukur, kërcente aq bukur, hapat e këmbëve të saj në perfeksion.
I shkova me kujdes dhe e pyeta,
Ku ke mësuar të kërcesh si një profesioniste e vërtetë?
Me pa e nuk mu pergjigj…
U largua mori një fletë dhe një laps dhe shkroi
“Me fal që nuk tu përgjigja por nuk mundem të flas si të gjithë,
por kërcej me ritmin e zemrës time”.
E pashë, i buzëqesha dhe me lot ndër sy u largova.
Ndonjëherë njeriut si duhet asgjë për njê moment,
por vetëm një zemër që luan “RITMIN E LUMTURISË”.

Anxhela Kurti/GazetaLetrare.com