Thënie

Rrëfimi i hidhur i Michelle: Njerëzit largoheshin nga unë vetëm se…

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka mbajtur një fjalim emocionues në Samitin e organizuar nga “Fondacioni Obama”.

Ajo ndau me publikun momente të hidhura nga e kaluara e saj dhe nga fëmijëria. Obama tregoi për racizmin që kishte përjetuar dikur vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Ish-Zonja e Parë kujtoi momentin kur bashkë me të vëllanë përjetuan momente jo të mira në një palestër.

“Sapo ne u futëm brenda, njerëzit e bardhë nisën të largoheshin prej saj, pasi ata kishin frikë nga ne, nga ajo çfarë ne përfaqësonim”, tha ajo.

Ajo tregoi më tej, se edhe familjet e bardha largoheshin gjithmonë nga familja e saj.

Me kalimin e viteve gjërat ndryshuan, pasi ajo dhe vëllai i saj filluan ta gjejnë veten edhe në ambiente të ndryshme pune, ku dominonin kryesisht njerëzit e bardhë, dhe arritën të bëhen të suksesshëm.

Ajo u bërë Zonja e Parë e ShBA-së, dhe tashmë është një nga folëset më aktive përket të drejtave të njeriut./Gazeta Liberale