Vargje ditore

Rudina Muharremi Beja: Mall që dhemb

Mbylla sytë, sot ndjeva mall…
Krahët e lodhur shtrij
Mbi qiejt e rinisë time dete e lumej,
Mes reshë, shkrepëtimash e diell që përvëlon
Fluturoj përtej…

Ta ndjeva frymën nënë,
e fyti m’u tha nga dëshira
për një çapitje rrëfimi me Ty
Nën hije t’qiparisit
Heroi im n’pllakë mermeri akull,
afër aty!

Ndalem kalldrëmit kurrizdalë të oborrit tim
Kangjella mbyllur me një pal lot
Valsi që bashkë s’kërcyem dot
Bajamja fal të fundit frut,hije lëshon
Vjen erë shtëpi,

Pragjet shëtis me rradhë

Njerëz të lodhur, trafik pa kahe,
zhurmë hallesh pa kry pa këmb,
sërish u vesha me pikëllim
Më dhemb vendi im,më dhemb

Rudina Muharremi Beja /GazetaLetrare.com