Aktualitet Letrar

Seria ”Safo” publikon poezitë e poeteshave shqiptare

Seria Safo është projekt i Shtëpisë Botuese “Bard Books” e cila ka nisur këtë punë të bukur me qëllim publikimin dhe promovimin e poeteshave shqiptare, nëpërmjet përzgjedhjes së 50 poezive të secilës prej tyre, duke i dhënë kështu librit, karakterin e një antologjie personale.

Pesë librat e parë të kësaj serie të prezantuar nga poeteshat janë:

  1. Donika Dabishevci (Dashnisë së nji nate),
  2. Ledia Dushi (Femna s’asht njeri),
  3. Lindita Ahmeti (Mbrojtja e hekubës),
  4. Manjola Brahaj (Ama ni lak) dhe
  5. Ilire Zajmi (Vjeshta është grua)

Nga dita e sotme (19.10.2020) i gjeni në librari. /GazetaLetrare.com