Vargje ditore

”Shi në qelq” – Ersid Karaj

Shiu po rrëshqet në dritaren e qelqtë,
E unë këtu brenda rri shpreh një dëshirë,
I vrarë, i qeshur në pikat e zbehtë,
Më fluturojnë mendimet mbi lagështirë.

Të tretur, të etur më bëri ky shiu,
Por unë në mendime të kam veç ty,
I rraskapitur, i vrenjtur ky zagushiu,
E përsëri s’na la të malloheshim të dy.

I turbullt, i zymtë ishte sot ylberi,
Të mërzitur ishin dhe ngjyrat e tij,
Tani më duhet të pres të nesërmen e një dielli.
Ku të gjallërohemi në imazhin e tij në vetmi.

Ersid Karaj

Nga libri “As në qiell, as në tokë”, Botimet Jozef./GazetaLetrare.com