Vargje ditore

Suzana Malaj – Shurdh -memece

Kur më thanë se nata ka veshë
heshtova tingujt e gati preva gjuhën…
me urti veshët i lashë të lirë.
Sytë e natës nuk më duheshin dhe e verbër prita deri në ag
sa dita të kishte sy.
Shurdh-memece jam bërë
e flas me të vdekurit…
Të gjallët nuk flasin për shpirtin!