Aktualitet LetrarThënieVargje ditore

Ti mos…

Ti mos qesh. Pse? Se je grue.
Ti mos çaj. Pse? Se je grue.
Ti mos bërtit. Pse? Se je grue.
Ti mos fol. Pse? Se je grue.
Ti mos ec ashtu. Pse? Se je grue.
Ti mos pengo. Pse? Se je grue.
Ti mos urdhëro. Pse? Se je grue.
Ti mos puno. Pse? Se je grue.
Ti mos u vërsul. Pse? Se je grue.
Ti buzëqesh. Pse? Se je grue.
Ti fshiji lotët mos të sheh dikush. Pse? Se je grue.
Ti ule zerin pak. Pse? Se je grue.
Ti fol me fjal të ëmbla. Pse? Se je grue.
Ti ec si zonjë. Pse? Se je grue.
Ti bëji punët e shtëpisë. Pse? Se je grue.

Burrat harruan se me gishtin tregues kur gruan e treguan me ‘ti’ edhe tre gishta të tjerë i kishin te drejtuar kah vetja.

F. Fazli /GazetaLetrare.com