Vargje ditore

Urime Kosovë!

Urime Kosovë 12 vjet shtet
Po Lugina Kosovë, a thu ku na mbet?
Urime Kosovë 12 vite pavarësi
Po pse n’Mitrovicë s’po guxojmë me hi?
Për këto pyetje Kosovë, unë ku m’i gjet përgjigjet?
Për këto plagë të randa a thu zemra naj kujt a i digjet?
A thu kush i shiti ose kush i bleu?
A thu kjo tradhti ndodhi në Rambujevë?
A thu në Rambujevë a në marrëveshje t’Ohrit?
Të hapi plagë të reja dora e tradhtorit?
Po sidoqoftë Kosovë, gëzuar pavarësinë
Po pse Kosovë e dashur feston pa rininë?
Pse rina jote rrugëve të mërgimit?
A ikën prej qejit apo prej regjimit?
T’iku Kosovë mjeku, iku edhe mësuesi
Iku infermeri bashkë me të edhe pastruesi…
Ikën njerëzit me shkollë, ikën punëtorë krahu
A thu shpresën te ti Kosovë kush na e vrau?
Mos rri e heshtur Kosovë, nanë ma thuaj veq nji fjalë
A thu në qiellin tënd të bukur dritë a ka me dalë?
A do të del moj Kosovë te ti najherë dritë?
E të kthehemi ne që kemi ik…
Qe ikëm prej zorit besa jo prej qejfit
Ne që s’e fitonim dot as bukën e mëngjesit!
Me ma ba hallall Kosovë se nashta pak të ngushtova
Po as unë këto fjalë prej qejfit s’i shkrova
Me i shkru këto fjalë e pata shumë rand
Po u shpreha me ty si djali me nanë.
Nuk po lypi shumë moj nanë, se s’lakmoj kah pasunia
Veç po du që në të ardhmen te ti me mu rritë fëmija.
URIME KOSOVË PËRJETËSISHT NA QOFTË PAVARËSIA!

Dardan Morina
Lubljanë, 16 shkurt 2020