Vargje ditore

”Vendlindje” – Alfred Omeri

Tu pas det e bregdet
jom nis n’dynja me qa dert,
dorë zgjas si fukara
tu pas limane tu pas para.

Jom nis rrugës si klandestin
me e kërku fatin tim,
me i kërku dy pare mend
se guri rënd peshon në vendin tem.

Sa ma larg me shku shqiptari shkret
aq ma shum i duket vetja mbret.
Ca fleta kalendari në mbretëri të huaj gris ditë e nat,
pas çdo mbreti fshihet gjithmonë një argat.

Alfred Omeri/GazetaLetrare.com