Prozë

Xhonit

Kanë kaluar gjashtë muaj që nga koha kur për herë të fundit të kemi parë Xhon. Fëmijët janë rritur. Sikur t’i shihje! Janë një mrekulli e vërtetë. Viki ka filluar belbëzimet. Së shpejti do thërrasë ma e ba. Ç’ndjesi! E vogla jone po rritet me hapa megalomane..
Kurse Aleksi, që prej tre muajsh ka hyrë në klasën e parë. Mesuesja thekson se ka aftësi të lindura në matematikë. Jo pak herë i është dashur t’i japë ushtrime gati të klasës së dytë. Ka sjellje shembullore. Çdo ditë e më tepër merr nga tiparet dhe karakteri yt. Kurrkush s’arrin t’a vërë poshtë në do të arrijë diçka. Brenda çantës së shkollës mban fotografinë tuaj, teksa ti e përqafon në 5-vjetorin e tij. Pyet përnatë. Ndonjëherë, më duhet të gënjej. I dëftej se në pamundësi për të folur, marr letra nga ti. Kështu, përfundoj duke i shkruajtur këto të fundit netëve vonë e të nesërmen luaj rolin e postierit. Në të gdhirë, në çdo hap drejt postës ëndërroj të ndal kohën, ta kyç e brenda saj të përqafoj ty. Të rrisim fëmijët bashkë. Ata kanë nevojë për babin e tyre, kurse unë, unë kam nevojë për mikun tim më të mirë, për bashkëshortin tim. S’është e drejtë i ulëras zotit, s’është e drejtë! Por, e kush jam unë të vë në pikëpyetje planet e tij?!
Jemi të vegjël Xhon. Vogëlsia më përpinë shumë më tepër kur ti ndodhesh larg, e një zot e di ku mund te jesh, ç’mund të ketë ngjarë gjatë kësaj kohe Shkruamë në kjo letër vjen tek ti! Shkruamë! Sa më shpejt të mundesh. Tregomë fije për pe rreth gjithçkaje. Shkruamë!
E jotja, Marina

 

Anxhela Jolla /GazetaLetrare.com