Prozë

Zëri i heshtjes

“Sa më shumë të përparosh, aq më shumë këmbët e tua do të hasin pengesa. Udha që të drejton për lart është e ndriçuar nga një flakë e vetme, nga flaka e guximit që digjet në zemër.
Sa më shumë të guxosh aq më shumë do të arrish. Sa më shumë të kesh frikë, aq më shumë drita do të zbehet, kjo dritë që e vetme mund të të udhëheqë.
Pasi ashtu sikurse rrezja e fundit e diellit, që shkëlqen në majën e një mali të lartë, i lë vendin natës së errët pas perëndimit, po kështu kur drita e zemrës do të zhduket, një hije e thellë dhe kërcënuese do të bjerë nga zemra jote tek Udha dhe frika do të rrënjosë këmbët e tua në një vend.

(…)

Fragment nga libri ”Zëri i heshtjes” i autores ruse Helena Petrovna Blavatsy